Dy vite pas tërmetit, nis restaurimi i Teqes së Dollmës dhe kullës së vrojtimit në Krujë

schedule17:10 - 16 Mars, 2021

schedule 17:10 - 16 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

Teqeja e Dollmës , monument kulture e kategorisë së parë dhe  kulla e vrojtimit  në kalanë e Krujës, rezultuan si dy monumentet të dëmtuara rëndë, nga tërmeti i  dy viteve më parë .

Teqeja e Dollmës është ndërtuar në vitin 1778 dhe është një nga monumentet më të rëndësishëm të Krujës.

Si rezultat i lëkundjeve, ajo pësoi edhe dëme në strukturë. Përgjegjësi i punimeve, Luan Tahiri thotë se dëmtimet janë të mëdha.

“Ne jemi në fazën fillestare të restaurimeve. Është një teqe goxha e vjetër dhe ka rëndësi si kult fetar, por dëmtimi është goxha i madh. Pas tërmetit dëmtimet janë të forta dhe shpresojmë të ecim sa më shpejt”, tregon ai.

Pas mbarimit të restaurimit të ndërtesës, do nisë puna dhe për restaurimin e afreskut .

Ndërkohë që paralelisht me Teqen, ka nisur puna restauruese edhe për kullën e vrojtimit, sipas përgjegjësit të punimeve Luan Tahiri.

“Janë marrë masa mbrojtëse për kullën. Është shumë e dëmtuar. Sipas projektit pritet që restaurimi të zgjasë rreth 1 vit”, sqaron më tej ai.

Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e sahatit, është ndërtuar në shekullin e 12 dhe shërbente si kullë vrojtimi.

/abcnews.al/