Vdekja e foshnjes, reagon spitali: Trajtimi ishte maksimal, presim autopsinë

schedule22:10 - 12 Shtator, 2018

schedule 22:10 - 12 Shtator, 2018

Një foshnje e porsalindur ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Prindërit e foshnjes akuzojnë mjekët për neglizhencë. Për ngjarjen ka reaguar edhe spitali i Durrësit i cili mohon akuzat. Sipas mjekëve të maternitetit, fëmija paraqiti probleme që në lindje, ndaj nuk mundi të mbijetojë.

Një foshnje vetëm katër ditësh ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Pasi humbën beben, prindërit bënë kallëzim në polici. Ata pretendojnë se i vogli i tyre ka ndërruar jetë si pasojë e moskujdesit nga bluzat e bardha të maternitetit. Menjëherë ka reaguar drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit. Sipas tyre, pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes, por  foshnja që në lindje paraqiti probleme.

Dhurata Beshello, mjeke: “Foshnja filloi të kishte kontraktura që vijnë si pasojë e vuajtjes së trurit nga mosoksigjenimi i mirë, sepse oksigjeni vërtet thithet me anë të mushkërisë, por kryesore është mbrojtja e trurit.”

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, që mund të vlerësohet nga autopsia.

“Gjatë ekzaminimit të menjëhershëm është konstatuar që fëmija kishte edhe fraktura, thyerje të kockave. Unë i konstatova në moment.”

Ende mbeten të papërcaktuara shkaqet e vdekjes së foshnjes deri sa të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!