Dy shqiptarë në Eurovision, Gjon’s Tears: Presioni i madh! Ku e shikon veten dhe Anxhela Peristerin?

schedule18:40 - 15 Mars, 2021

schedule 18:40 - 15 Mars, 2021

Gjon’s Tears është shqiptari që do të përfaqësoj Zvicrën këtë vit në Eurovizion dhe që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve por edhe të huajve. Madje deri më tani, kryeson edhe në sondazhet e bastet online. Këtë vit ai është konkurent me këngën “Tout l’Univers” dhe pritshmëria online është maksimale.

Gjoni tha në programin “Abc e Pasdites” se dëshiron që të mos i zhgënjej fansat sepse e ndjen “presionin” për shkak të suksesit të këngës. Ermali e pyet se si e sheh veten në këtë Eurovizon, ku një pjesë e madhe beson për fitoren nga ana e tij. Gjoni shtoi me modesti se shpreson dhe dëshiron që të jetë në Top 5.

“Nëse unë do jem tek 5 të parët do jetë gjëja më e bukur”, tha Gjoni.

“Si e shikon një shqiptar, përfaqësimin e Shqipërisë”?, e pyet Ermali në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion me këngën “Karma” të Anxhela Peristerit.

“Anxhela është yll. Sa më shumë e dëgjoj aq më shumë më pëlqen. Për mu ka mundësi të fitoj pse jo”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!