Nga Erblina Mile
Premtimet ekonomike të qeverisë Rama në kuadër të fushatës së 25 prillit mbeten jorealiste. Ekspertët shprehen se ndryshimet e propozuara për rritjen e pragut të tatimit të pagave të larta me 23%nga 150 mijë lekë në 250 mijë si dhe rritja e mëtejshme e pagës minimale janë pjesore. Ata sugjerojnë që ndërhyrja në sistemin e taksave dhe të punës të ishte thelbësor.
“Është një program pjesor, nuk tregon panoramën e plotë të një programi që lidhet me punën. Duhet të ishte i lidhur me pjesën e konsolidimit të taksës progresive”, shprehet Eduard Gjokutaj.
Për shkak të pandemisë punësimi në vend është goditur rëndë .Gjatë 2020 rezultojnë se janë rreth 50 mijë vende pune të humbura sipas INSTAT. Nisur nga kjo ekspertët kërkojnë një plan konkret për të rritur punësimin.
Përtej efekteve pozitive rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë duhet që të konsultohet edhe me grupet e interesit.
“Kjo tregon që disa llogaritje të çojnë drejt këtij niveli, janë premtime që duhet të konsultohen me sindikatat”, thotë Gjokutaj.
Qeveria vijon që të mbrojë taksimin progresiv me tre fasha .Ndërkohë që opozita ka premtuar se do të rikthejë taksën e sheshtë prej 9%. /abcnews.al