Nedim Bajrami po bën shumë mirë me Empolin, skuadër që kryeson Serie B. Mesfushori ofensiv numëron 5 gola dhe 9 asiste këtë sezon. 22-vjeçari i lindur në Zvicër, ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe do të grumbullohet për ndeshjet eliminatore të Katar 2022.
Juventusi dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e tij, teksa Bajrami shprehet i habitur në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport, aty ku flet edhe për stilin e tij të lojës dhe objektivin Serie A me skuadrën e Napolit.
“Jam një lojtar të cilit i pëlqen të sulmojë, kam luajtur edhe si sulmues i majtë. Po punoj për t’u përmirësuar në fazën defensive, është shumë e rëndësishme një gjë e tillë. Serie B është një kampionat i vështirë dhe i sikletshëm, por fitorja me Vicenza na ka dhënë shumë besim.
Le të vazhdojmë kështu përpara, jemi në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Serie A. Më kërkojnë Juventusi dhe Napoli? Me të vërtetë? Nuk e dija, për momentin mendoj vetëm për Empolin“, deklaroi lojtari i talentuar shqiptar. /abcnews.al

