Manchester United mposhti 1-0 West Ham mbrëmjen e kaluar dhe tani është fokusuar tek Europa League. “Djajtë e Kuq” do të përballen në “San Siro” kundër Milanit, me synimin për të kaluar në çerekfinale (1-1 ndeshja e parë).
Ole Gunnar Solskjaer ka marrë lajme të mira nga infermieria. Trajneri i United flet rreth lojtarëve të dëmtuar, ku ndër të tjera thotë: “Uroj që t’i kem sërish në dispozicion 4-5 lojtarë për ndeshjen e së enjtes me Milanin.
Cavani dhe Martial do t’ia dalin me shumë mundësi, njësoj si Van De Beek. Shpresoj që të jenë gati edhe Pogba e De Gea. Kemi shumë nevojë për rikthimin e këtyre lojtarëve“, deklaroi trajneri norvegjez. /abcnews.al