Përplasjet në Elbasan, Dash Shehi: Skenar i Edi Ramës, më 25 Prill qyteti do çlirohet nga bandat

schedule12:46 - 14 Mars, 2021

schedule 12:46 - 14 Mars, 2021

Aleati opozitar Dashamir Shehi i ka quajtur përplasjet e ndodhura ditën e sotme në Elbasan një skenar të kryeministrit Edi Rama. Shehi shprehet se militantët e Partisë Socialiste i kanë vënë sot një damkë qytetarisë së Elbasanit pikërisht në festën tradicionale të tij. Ai shton se sot Rama në Elbasan duhet të jepte llogari për bandat që kanë pushtuar qytetin.

“Incidentet në Elbasan, skenar i Edi Ramës !  Militantët e Partisë Socialiste në Elbasan sot i vunë një damkë qytetarisë së këtij qyteti, pikërisht në Ditën e Verës,  festën tradicionale të këtij qyteti. Pasi provokuarn militantët e djathtë, përplasja verbale agravoi në grushte dhe sherr masiv.

Sot Rama në Elbasan duhet të jepte llogari për bandat që kanë pushtuar këtë qytet.  Rama sot do duhej të jepte llogari për ata mijëra familje që shpresën e vetme për të siguruar bukën gojës sot në darkë kanë shitjen e ballokumeve, po nesër si do ta sigurojnë bukën, a mund të japë llogari Rama për këtë ?  Elbasani prej vitesh është peng i bandave dhe me 25 prill qytetarët Elbasanas me votë do çlirohen nga grupet kriminale”, shkruan Shehi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!