Incidenti në Elbasan, Rama: Turmë ulëritëse me flamuj partie, dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës

schedule11:15 - 14 Mars, 2021

schedule 11:15 - 14 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë festimeve të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit, ku mbështetësit e PD dhe PS janë përplasur fizikisht.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se kjo ishte një shfaqje e shëmtuar, ku turma dukej si  100 kopje të Ilir Metës.

Ndër të tjera ai shkruan se kjo ishte një shfaqje e shëmtuar, që sipas tij tregon një tjetër degradim të opozitës, që ka në krye një kukull në duart e e Saliut&Ilirit.

“Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre!

Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë”, shkrwan Rama në Twitter.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili thekson se ky është skenar i Edi Ramës.e.su./abcnews.al