Ditën e djeshme u mbyll java e 24-t e Kategorisë Superiore. Në mesjavë skenën e futbollit tonë e merr Kupa e Shqipërisë, që luan çerekfinalet e saj. Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e mërkurë, më 17 mars.
Një nga betejat më të forta është ajo mes Laçit dhe Partizanit, dy skuadra shumë të forta dhe pretendente për të fituar të dy trofetë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e bardhezinjve dhe nis në orën 16:00.
Tjetër sfidë mes të fortësh është ajo mes Teutës dhe Kukësit në stadiumin “Niko Dovana”. Për Kukësin Kupa është rruga e vetme për të arritur Europën, ndërsa Teuta sigurisht ka dëshirë të mbrojë trofeun e fituar sezonin e shkuar. Ndeshja nis nga ora 13:00.
Dy ndeshjet e tjera janë Dinamo-Skënderbeu (13:00) dhe Vllaznia-Korabi (16:00). Detyrimin më të madh për të fituar e ka Vllaznia, që po kalon kohë të vështira në këto javë. Katër gjysmëfinalistët përcaktohen nga vetëm këto 90 minuta. /abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale
E mërkurë, 17 mars 2021
Ora 13:00 | Dinamo-Skënderbeu
Ora 13:00 | Laçi-Partizani
Ora 16:00 | Teuta-Kukësi
Ora 16:00 | Vllaznia-Korabi