Përgatitjet për festimet për Ditën e Verës në të gjithë qytetin dhe fshatra të Beratit fillojnë një ditë më përpara. Djem të rinj marrin dru dhe goma makinash dhe ndezin zjarr. Kjo praktikë simbolizon ardhjen e pranverës.
Po ashtu, traditë është edhe kapërcimi i zjarrit që ndizet natën e 13 marsit, edhe pse është një veprim i rrezikshëm që mund të përfundojë me pasoja. Natën para festës, gratë grumbullojnë mjetet e tyre të punës, si gjilpërën, fijet e perit, gërshërët dhe shtizat dhe i fshehin në vende që i dinë vetëm ato. sb/abcnews.al/