Ka shumë dilema se kush do të jetë përforcimi në mbrojtje i Manchester United. Prej kohësh flitet se “Djajtë e Kuq” kërkojnë një partner të denjë për kapitenin e tyre, Harry Maguire, dhe sigurisht që emrat nuk mungojnë.
Sergios Ramos dhe Raphael Varane kryesojnë listën, por edhe qendërmbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, është një opsion për prapavijën e anglezëve. Gjithashtu edhe Ibrahima Konate i RB Leipzig është lidhur me një kalim në “Old Trafford” si dhe ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly.
Por, sipas raportimit të mediave angleze dëshira e Maguire është që partneri i tij të jetë anglez. Deri më tani lojtari më i përmendur është qendërmbrojtësi i Brighton, Ben White. 23-vjeçari është në kontratë me klubin anglez deri në vitin 2024 dhe vlera e kartonit të tij është 22 milionë euro. /abcnews.al