Roma arriti një fitore shumë të rëndësishme në Europa League kundër Shakhtar Donetsk, duke fituar me rezultatin 3-0 në shtëpi. Tashmë kryeqytetasit italianë janë pothuajse të kualifikuar, por ajo që në sy gjatë takimit ishte komplet diçka tjetër.
Bëhet fjalë për prezantuesen e faqes së klubit ukrainas, Olga Kalenchuk, e cila shkëlqeu në “Olimpico”. Prania e bukuroshes bionde në stadium nuk kaloi pa u vënë re dhe sigurisht që tërhoqi një vëmendje të madhe.
Modelja është një yll në rritje në Ukrainë dhe numëron rreth 40 mijë ndjekës në “Instagram”. Deri më tani për Olgën ka vlerësime maksimale dhe nga ana profesionale për punën e saj si prezantuese dhe premisat janë që ajo të bëhet një nga gazetaret më të njohura në Europë dhe jo vetëm. /abcnews.al