SHBA, 100 të arrestuar për sulmin në Kapitol

schedule08:44 - 13 Mars, 2021

schedule 08:44 - 13 Mars, 2021

Departamenti i Drejtësisë  Amerikane ka deklaruar se të paktën 100 persona janë akuzuar për sulmin që ndodhi në Kapitol në 6 Janar të këtij viti.

Prokurorët theksuan se nevojitet më shumë kohë për të mbledhur dhe shqyrtuar prova në hetimin e gjerë.   Megjithatë, ka qindra të tjerë, shumë prej të cilëve janë fiksuar në fotografi dhe në video, që  janë ende të lirë, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) vazhdon t’i kërkojë.

“Hetimi vazhdon dhe qeveria pret që të ngrihen akuza ndaj të paktën 100 personave të tjerë”, shkruajnë prokurorët në dokumentat e dërguara gjykatës.

Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!