Gentian Selmani ndryshoi ekip në janar, teksa kaloi nga Menemendspor te Boluspor. Portieri i kombëtares shqiptare, që në Superiore ka spikatur me Laçit, mund të transferohet te gjiganti Fenerbahce.
Portieri 23-vjeçar është shprehur për mediat në Turqi se kishte marrë një ofertë, por një ndryshim në pankinën e verdhezinjve prishi gjithçka.
Portieri nuk zbulon se kur e kishte marrë ofertën. “Po, kam marrë një ofertë nga ata. Fenerbahce i bëri një ofertë për mua klubit të Menemenspor. Kishte negociata mes klubeve, por ata ndryshuan trajnerin dhe gjithçka dështoi”, tregon Selmani. /abcnews.al