Të shpallur në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, në pranga tre persona

schedule14:35 - 12 Mars, 2021

schedule 14:35 - 12 Mars, 2021

Tre të kërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj. Në pranga është vënë 30-vjeçari Rr. M., nga Tirana, të cilit Gjykata e Torinos i ka caktuar më 11 shkurt të 2020 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, është arrestuar përkohësisht edhe K. Ç., 37 vjeç, nga Vlora. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 11 shkurt 2020,  i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana kanë lokalizuar dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali edhe 31-vjeçarin B. D. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!