Sergio Ramos dhe Raphael Varane janë në qendër të vëmendjes te Real Madrid. Të parit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe oferta që ka marrë nga kampionët në fuqi të Spanjës nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive të kapitenit.
Gjithsesi ka gjasa që Ramos të mbetet në Madrid. Sot ai ka programuar një konferencë për shtypin, pasi pritet të publikohet dokumentari i tij. Në daljen mediatike raportohet se mbrojtësi do të shprehë edhe dëshirën për të vazhduar karrierën me fanellën e Realit.
??? Hoy @SergioRamos
ROMPE SU SILENCIO…?️ Rueda de prensa a las 17:00 para presentar su documental.
✅Quiere transmitir el mensaje de que se quiere quedar en el Madrid.
Te lo cuenta @JLSanchez78 en #JUGONES. pic.twitter.com/rD0OKgDSgS
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 11, 2021
Zhvillime ka edhe për pistën Varane. Francezit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2022 dhe Reali po tenton të nënshkruajë një kontratë të re pa u mbyllur kur sezon. Nëse nuk ndodh, atëherë do të dëgjohen ofertat për mbrojtësin. Bisedimet kanë nisur. /abcnews.al

