Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar në Itali për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari nga Elbasani

schedule08:51 - 11 Mars, 2021

schedule 08:51 - 11 Mars, 2021

Eduart (Artan) Haxhi, banues në Elbasan është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi i 46-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Informacion- Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas shqiptar i dënuar nga autoritetet italiane.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!