Pepe festoi 38-vjetorin e lindjes pak ditë më parë dhe duket sikur mbrojtësi portugez nuk po plaket kurrë. Lojtari është pjesë e Portos prej janarit të vitit 2019 (aventura e dytë me Dragonjtë e Oportos) dhe është lideri i prapavijës.
Skuadra e Sergio Coinceiçaos kreu një arritje të madhe mbrëmjen e kaluar. Porto eliminoi Juventusin dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Sfida e luajtur në Torino përfundoi 3-2 për kampionët e Italisë pas kohës shtesë dhe Porto kaloi në raundin tjetër falë fitores 2-1 në shtëpi.
Sergio Oliveira realizoi dy golat për skuadrën luzitane dhe ka merita të mëdha për kualifikimin, por më i miri në fushë ishte Pepe. Perfekt në luftën në ajër, ndërhyrje të sakta, shumë mirë me pasimet dhe neutralizim i dyshes CR7-Morata.
38-year old Pepe put on a defensive masterclass for Porto against Juventus.
18 clearances, 8 ball recoveries, 100% aerial duels won, 12 headed clearances, 2 tackles made, 2 blocked shots.
Performance of a lifetime! ? pic.twitter.com/7UojucawXd
— FootballFunnys (@FootballFunnnys) March 9, 2021
Statistika fantastike dhe shumë klas në mbrojtje. Kapiteni zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës dhe udhëhoqi Porton drejt kalimit në 8 skuadrat më të mira të Evropës. 38 vjeç, por mosha është vetëm një numër për lojtarin e kombëtares portugeze. /abcnews.al