Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola dhuron “show” në konferencë: Southampton? Fitojmë 18-0!

schedule16:55 - 10 Mars, 2021

schedule 16:55 - 10 Mars, 2021

Manchester City pret në shtëpi Southampton sot dhe objektivi është rikthimi te fitorja pas humbjes 0-2 në derbin kundër United. Rivalët e City humbën 9-0 në “Old Trafford” më 2 shkurt, ndeshje ku mbetën me 10 lojtarë që në minutën e dytë.

Një gazetar i ka kujtuar këtë rezultat të thellë të kundërshtarëve të sotëm trajneri Pep Guardiola në konferencën për shtypin dhe spanjolli nuk e ka kursyer ironinë. “Ne do të shënojmë 18 gola, fitojmë 18-0 kundër Southampton. Seriozisht e keni me këtë pyetje.

Ata pësuan 9 gola nga United, pasi luajtën gjatë gjithë ndeshjes me një lojtar më pak. Le të bëhemi seriozë, objektivi ynë është fitorja, kaq“, deklaroi Guardiola. Nëse fiton, City do e dërgonte në 14 pikë diferencën me United e vendit të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!