Analisti Neritan Alibali komentoi në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo në lidhje me krahasimin e bërë nga kryeministri Edi Rama mes kandidatëve të PS dhe PD për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Alibali tha se Rama në prezantimin e sotëm ishte kontradiktor me veten në vitin 2017 kur kërkonte timonin për të drejtuar vetë, ndërkohë sot është kthyer në trajner futbolli.
Për Alibalin, reagimi i Ramës “përkthehet” në dy anë, ose ke përpara një ekip të kategorisë së tretë ose kundërshtari është i rrezikshëm dhe ti lufton për çdo votë.
“Edhe vetë Rama ka foto të tilla. Ishte kontradiktor sot por edhe me veten në vitin 2017 kur kërkonte timonin, sot është bërë trajner futbolli. Ai kërkoi votën për atë vetë personalisht . Ma jepni mua timonin. Dhe çfarë ka bërë. Kjo tregon që Partia e vjetër Socialiste është në grahmat e fundit. Ka një element shumë të rëndësishëm që është shumë i çuditshëm.
Arriti deri aty sa tha po e morën pushtetin ata do hapen gropat në rrugët që kemi ndërtuar ne. Si në kohën e partisë së Punës kur ishte bërë një film për ballistët ku i nxirrte shumë keq ata. Dhe kur e pa Byroja Kombëtare tha mos e çoni këtu. Ose ke përpara një ekip kot të kategorisë së tretë ose kundërshtari është i rrezikshëm dhe ai lufton për çdo votë.
Drejtuesit ose të deleguarit e qarqeve te PD janë në fillim të listave ndërsa drejtuesit e PS janë në zonat e kufirit. Në qoftë se ti je drejtues i deleguar i Partisë Demokratike ti nuk mendon më për vete si kandidat për deputet por duhet të mendosh për të gjithë. Ai i fundit do përpiqet të marrë votat e veta apo do koordinojë listat. Baza e PS i beson më shumë të vjetërve se personaliteteve si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo edhe pse kanë popullaritet. Ai që e di që kundërshtari është shumë poshtë nuk merret me kundërshtarin”, u shpreh Alibali./mv.abcnews.al