Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Meloni: Shqipëria, partnere e çmuar! Kryeministrja italiane: Krenare për rrugëtimin e përbashkët

schedule11:53 - 5 Shtator, 2026

schedule 11:53 - 5 Shtator, 2026

Pas urimit të Kryeministrit Edi Rama për Giorgia Melonin, e cila ka thyer rekordin si kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, kryeministrja italiane falënderoi kreun e qeverisë shqiptare, duke e quajtur vendin tonë një mik dhe partnere të çmuar të Romës zyrtare.

Meloni foli edhe për ato që i quajti me humor të vërteta të pakëndshme, kur Kreu i Qeverisë shqiptare tha se Meloni duhet tashmë të thyejë rekordin e tij.

“Edi, miku im, të falënderoj nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta të pakëndshme. Më vjen mirë të di që, pas kaq shumë ndryshimesh të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të afeksionohesh pak më shumë me atë aktualin. Ndryshimi i shpeshtë i “stolit” nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka solide. Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të arrish rezultate. Gjatë këtyre viteve kemi ndarë një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy vendeve tona. Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar, dhe jam krenare për rrugëtimin që po bëjmë së bashku edhe në kuadër të integrimit evropian. Një përqafim i përzemërt dhe shihemi së shpejti!”, u shpreh Meloni.

Në urimin e tij, Kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi Giorgia Melonin për politikën e saj ndaj Europës, sigurisë dhe emigracionit.

Qeveria e Giorgia Melonit ka shënuar një rekord historik në Itali, duke kaluar 3 vite e 8 muaj në detyrë dhe duke u bërë qeveria më jetëgjatë që prej krijimit të Republikës Italiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!