Humbin jetën 6 persona, konfirmohen me Covid 529 raste të reja në Kosovë

schedule15:08 - 10 Mars, 2021

schedule 15:08 - 10 Mars, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 529 raste të reja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 2.888 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 529 raste.

IKSHPK njofton se janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

Gjithashtu gjatë orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve kanë humbur jetën 1.674 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!