Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka marrë një tjetër ofertë rinovimi nga “Qytetarët”. Kujtojmë që belgu e refuzoi ofertën e parë të bërë nga klubi anglez, që i ofronte rinovimin deri në vitin 2025.
Sipas raportimit të “The Times”, City nuk kërkon ta humbasë yllin e saj dhe tashmë i ka ofruar një kontratë më të mirë. Kontrata e 29-vjeçarit përfundon në vitin 2023 dhe bordi drejtues kërkon ta mbajë në “Etihad Stadium” për shumë kohë mesfushorin.
Në kontratën e re pritet dhe një rritje page për De Bruyne, i cili po shkëlqen edhe këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës. Deri në këtë fazë të sezonit, ai numëron 22 ndeshje në Premier League, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 11 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al