Meta: Shqipëria bie në renditjen për lirinë ekonomike, pasojë mosfunksionimi i sistemit gjyqësor

schedule10:44 - 10 Mars, 2021

schedule 10:44 - 10 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ku duket se Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike.

Meta në reagimin e tij në Facebook shkruan se kjo rënie ka lidhje të drejtpërdrejtë me cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Sipas Metës ai ka pasur të drejtë në dekretet e tij ku konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndërkohë thekson se referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.

“Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian”, shkruan Meta.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!