Kyle Walker me ditë të tëra është sharë nga shokët e skuadrës kur ishte pjesë e Tottenham, pasi u bë pjesë e një rrengu që ju bë futbollistëve gjatë festës së “Halloween”-it.
Klubi i mashtroi ata, duke u thënë se do të jepnin disa intervista me batuta. Gjithçka sipas premtimit të dhënë, por në momentin që i linin ata vetëm vinte edhe momenti i rrengut.
Kyle Walker, i maskuar, trembte për vdekje shokët e skuadrës. Dikush bërtiste, ndonjë tjetër sulmonte, ndërkohë që kishte edhe nga ata që përfundonin shtrirë barkas.
Sigurisht loja që ju bë futbollistëve të Tottenham në vitin 2013 u publikua në Youtube dhe më shumë se 2 milion persona e kanë parë dhe sigurisht kanë qeshur me lot.
Me shumë mundësi edhe viktimat e asaj loje, që në ndonjë moment tjetër me siguri edhe janë hakmarrë ndaj Kyle Walker. /abcnews.al