Lulzim Basha në qarkun e Tiranës përballë do të ketë dy figura simbol të tërmetit dhe pandemisë, Luljeta Bozo dhe Najada Çomon. Por cfarë komenti ka kryedemokrati për këtë lëvizje të rivalit politik? Pyetjes së gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj, Basha iu përgjigj duke thënë se makijazhi nuk e shpëton Edi Ramën.
“Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi me votë në 25 prill, nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës, ka rëndësi për të kuptuar se nuk ndahet dot nga krimi dhe ata që ka vjedhur këto 8 vite. Por sado makijazh të hedhë shqiptarët e kuptojnë, pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Ndihet dhe shihet kudo, e kupton çdokush” tha ai.
15 ish-deputetëve të grupit parlamentar të PD-së, që i jashtë listës, Basha u premton pozicione në ekzekutiv nëse do të vijnë në pushtet.
“Nuk mungojnë 15 por qindra njerëz që janë pjesë e ekipit që do të ndryshojmë Shqipërinë pas 25 prillit. Vetëm për programin janë angazhuar mbi 500 specialistë të fushave të ndryshme. PD është e gatshme, përgatitur për ta bërë planin që kemi shpalosur. Janë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe do të vazhdojnë nëse janë në grup, ekzekutiv apo detyra të tjera” tha ai./ db/ Abcnews.al