Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar pas mos kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ai deklaroi se vendimi i tij ishte të mos kandidonte në listat e PD-së, pasi sipas tij rrethanat që ju ofruan nuk ishin të përshtatshme.
Pavarësisht mospërfshirjes së tij në lista, Pollo shpreson që PD dhe aleatët në zgjedhjet e 25 prillit, të arrijnë të realizojnë rotacionin politik.
Statusi:
Të dashur miq!
Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.
Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.
/abcnews.al/