Rama në familjen e Niko Ahmetit, premtoi rindërtimin e shtëpisë

schedule15:32 - 8 Shtator, 2018

schedule 15:32 - 8 Shtator, 2018

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu, ishin në fshatin Vajzë të Vlorës ku panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jeton familja e Niko Ahmetit. Këtij të fundit iu premtua rindërtimi i shtëpisë dhe ndihma për familjarët.

Familja e Niko Ahmetit që banon në fshatin Vajzë të Vlorës priti mysafirë. Shtëpia e tyre gjendet larg nga fshati duke bërë kështu të vështirë furnizmin me energji elektrike. Ahmeti ka 5 fëmijë, 3 djem dhe 2 vajza të cilët jetojnë në një banesë që rrezikon të shembet.

Niko Ahmeti: “Pa drita, pa ujë, pa rrugë. Marr vetëm një ndihmë ekonomike 8000 mijë lek, kjo është familja ime. Kam mbaruar 8 vjeçaren.”

E gjithë familja ushqehet me 8000 lekë ndihmë ekonomike që marrin në muaj. Kryeministri Rama pasi u njoh me situatën i premtoi kryefamiljarit se puna për rindërtimin e shtëpisë do fillojë së shpejti madje do shikohet dhe mundësia që pjestarët e familjes Ahmeti të përfitojë nga grantet për zhvillimin rural.

Edi Rama:“Do të gjejmë një mënyrë që do të të ndihmojmë dhe për shtëpinë, do ndihmojmë edhe djemtë. Do të bëjmë një plan për t’ju asistuar për të marrë një mbështetje si fermer për të bërë një blegtori të vogël këtu.”/abcnews.al