Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kontrollet në burgun e Durrësit/ Gjenden 6 celularë, pritet ti nënshtrohen ekspertizës

schedule09:19 - 3 Shtator, 2026

schedule 09:19 - 3 Shtator, 2026

Gjashtë aparate celularë janë gjetur dhe sekuestruar gjatë një kontrolli të zhvilluar në IEVP Durrës, në ambientet e përbashkëta të Godinës B.

Sipas informacioneve paraprake, celularët janë gjetur në hapësirat e përbashkëta të godinës dhe deri më tani nuk është përcaktuar se kujt i përkasin.

Në Godinën B të IEVP Durrësit mbahet në paraburgim edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Megjithatë, sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka dyshime që ndonjë prej aparateve të sekuestruara t’i përkasë atij.

Kontrolli është kryer nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndërsa gjashtë aparatet celularë janë sekuestruar për t’iu nënshtruar ekspertizës.

Celularët pritet të dërgohen për ekzaminim në laboratorin digjital të SPAK-ut, ku do të analizohen të dhënat dhe komunikimet e mundshme, me qëllim përcaktimin e përdoruesve të tyre dhe rrethanave në të cilat janë futur në institucionin penitenciar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!