Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Viktor Bardhit, në 2023 i vranë vëllanë pranë komisariatit në Rrëshen

schedule09:28 - 3 Shtator, 2026

schedule 09:28 - 3 Shtator, 2026

Viktor Bardhi mbeti i vrarë gjatë një atentati të ndodhur ditën e sotme në Mirditë. Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 përballë komisariatit në Rreshen.

Ndërkohë autoritetet kanë gjetur një makinë të djegur në fshatin Munaz. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Cfarë ndodhi më 26 shtator 2023 në Rrëshen?
Martin Bardhi, ekzkekutohet me armë zjarri mëngjesin e 26 shtatorit 2023.

I njohur edhe si Marjan Marku, ndodhej në një lokal pranë komisariatit në Rrëshen, kur u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një automjet, i cili kish ndjekur më parë të gjitha lëvizjet e tij.

Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi. Martin Bardhi ndërroi jetë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën, si pasojë e të shtënave. Pak ditë para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.

Dy vite më vonë, nipi i tij, 30-vjeçari, Kristian Marku alias Kristi Bardhi u qëllua për vdekje me armë në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Novoselë. Kristian Marku rezultonte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!