Në fillim të fjalës së tij përpara prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama ka falenderuar edhe njëherë Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, që vendosën që të tërhiqen nga politika duke mos kandiduar për zgjedhjet e 25 prillit.
“Një falënderim në këtë 8 mars që në selinë e PS-së ka pasur një emocion të veçantë me deputetet dhe kandidatet për deputete. Kemi ndarë një moment të veçantë me Hysin dhe Gjermenin që u tërhoqën nga jeta parlamentare me një klas të qartë duke dhënë një leksion të bukur ndaj familjes politike.
Të dyja u angazhuan me PS-në 12 vite më parë dhe sot pas 12 vitesh ato vendosën që ta vazhdojnë bashkëjetesën me këtë familje të madhe pa qenë pjesë e skuadrës sonë kombëtare. Hyjnë në një kategori të veçantë shumë fisnike të politikës. Vasilika dhe Tina kanë dorë në plot akte legjislative të Kuvendit, programe dhe nisma të PS-së, aktivitete në dobi të grave dhe fëmijëve” tha Rama./db/abcnews.al