Meritokracia apo gjinia? Politikania: Burrat më paragjykuan. Dudaj: Për to, s’jam krenare!

schedule18:19 - 8 Mars, 2021

schedule 18:19 - 8 Mars, 2021

Aktiviteti dhe profesionalizmi i gruas nuk duhet të bëhet në bazë të përcaktimeve gjinore dhe kuotave. Ky ishte mesazhi që dhanë të ftuarit në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi teksa po bisedonin për 8 marsin, ditën e gruas.

“Meqënëse më more mua si shembull, në kompaninë time ne jemi 5 gra dhe dy burra. Ato që bëjnë punën dhe realizojnë librat janë gra. Këto vajza dhe gra që punojnë me mua janë shumë të afta për ta bërë atë gjë”, tha Arlinda Dudaj.

Miranda Rira tha se kur ishte kryetare e Bashkisë së Përrenjasit dhe bënte takime me banorët e fshatrave, që ishin shumica burra, është parë me paragjykim dhe dyshim nëse do mund t’i realizonte kërkesat e tyre.

Ermali ngre pyetjen për kuotat në paralament, të cilat vendosen mes gjinisë mashkullore dhe femërore.

“Është e vërtetë, dy vitet e fundit ka pasur progres në këtë pjesë. Nëse do e krahasojmë me Ballkanin edhe Kosova është shumë mirë me përqindjen e grave në Parlament në vendimarrje. Por për faktin që unë jam grua unë nuk mund të marr një vlerësim.  Secila grua duhet të përballet me aftësitë e saj, profesionalizmin, me meritokracinë. Pra të vlerësohet personi që kandidon dhe është në “beteje””, tha Miranda.

“Unë nuk jam krenare për gratë që hynë dhe dolën e nuk u mor vesh fare se çfarë bënë në politikë. Kjo më shqetëson mua”, tha Arlinda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!