Tre të plagosur me armë zjarri në Rrogozhinë, policia zbulon sherrin që çoi në nxjerrjen e pistoletave

schedule13:44 - 8 Mars, 2021

schedule 13:44 - 8 Mars, 2021

Policia ka dhënë informacion në lidhje me plagosjen e trefishtë gjatë mesditës së sotme në Rrogozhinë.

Ashtu siç raportoi më herët edhe abcnews.al, blutë bëjnë me dije se fillimisht sherri ka qenë fizik mes personave të përfshirë, por më pas janë përdorur edhe armët e zjarrit duke lënë të plagosur tre prej tyre.

Të plagosurit janë Klajdi Lluca 22 vjeç, i cili është nisur drejt Tiranës, ndërkohë që në spitalin e Durrësit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasit Jurgen dhe Ervin Juba 24 dhe 28 vjeç.

Njoftimi i plotë

Kavajë/Informacion paraprak

Në fshatin Sinaballaj në Kavajë, rreth orës 11:50, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë  plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit E. J., 27 vjeç dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!