Joan Laporta, pas zgjedhjes si president i Barcelonës, ka nisur të plotësojë stafin e tij. Drejtori sportiv është një nga pozicionet më të rëndësishme dhe Mateu Alemany është i zgjedhuri.
Ish-CEO i Valencias dhe presidenti i Mallorcas do të marrë drejtimin e klubit. Lajmin e zbulon vetë Laporta, i cili për RAC 1 tregon se Alemany është i preferuari i tij dhe në ditët në vijim do të bashkohet me klubin.
“Dua që Mateu Alemany të jetë drejtori sportiv i Barcelonës. Unë vlerësoj shumë njohuritë e tij, ai është një person, i cili është shumë i azhurnuar me mënyrën se si është futbolli sot dhe së shpejti do të kemi një bisedë për ta përfshirë atë në projektin tonë”, tha Laporta. /abcnews.al