Presidenti i ri i Barcelonës/ Diferencë e thellë, sondazhet zbulojnë fituesin

schedule21:36 - 7 Mars, 2021

schedule 21:36 - 7 Mars, 2021

Janë zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet për presidentin e Barcelonës. Gara është e fortë, teksa tifozët katalanas po presin me padurim shpalljen e kreut të ri të klubit.

SER Catalunya ka kryer një sondazh që nxjerr fitues Joan Laportën. 58-vjeçari e ka drejtuar edhe më parë klubin iberik (2003-2010), periudhë gjatë së cilës fitoi 12 trofe.

Sondazhi e nxjerr fitues Laportën me 58.3% të votave. Diferenca me vendin e dytë, që mbahet nga Victor Font me 31.3%, është goxha e madhe.

Më pas vjen Toni Freixa me vetëm 9.3% të votave. Gjatë ditës së sotme votuan 20,663 anëtarë të klubit të famshëm spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!