Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

schedule08:39 - 14 Tetor, 2026

schedule 08:39 - 14 Tetor, 2026

Shqipëria ka shënuar një tjetër arritje në procesin e integrimit evropian, duke mbyllur ditën e djeshme kapitullin e katërt të negociatave me Bashkimin Evropian, gjatë konferencës së 10-të ndërqeveritare të mbajtur të martën në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa momente nga kjo konferencë, duke e shoqëruar postimin me një mesazh për rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.



Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë zhvillim si një hap vendimtar përpara, duke theksuar se, pavarësisht se procesi i integrimit kërkon kohë, Shqipëria do të vijojë të punojë për të arritur përparim të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një objektiv plotësisht i realizueshëm. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara këtë proces.

Përveç Kapitullit 20, që përfshin zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, më 14 korrik u mbyllën edhe tre kapituj të tjerë: Kapitulli 25, për Shkencën dhe Kërkimin; Kapitulli 26, për Arsimin dhe Kulturën; si dhe Kapitulli 30, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!