Më në fund bie Manchester City. Ekipi i Pep Guardiolës i kishte fituar 21 ndeshje e fundit në të gjitha kompeticionet, teksa sot humbi 0-2 përballë Manchester United në derbi.
“Djajtë e Kuq” e filluan me gol ndeshjen. Martial fitoi një penallti në minutën e parë të ndeshjes dhe Bruno Fernandes nuk gaboi nga pika e bardhë. “Miqtë” e nisën edhe pjesën e dytë me gol.
Manchester is ?#MCIMUN pic.twitter.com/5muzoK76EU
— Premier League (@premierleague) March 7, 2021
Minuta e 50-të, dalje e shpejtë në kundërsulm me anë të Luke Shaw, i cili gjeti rrjetën kundërshtare pas një kombinimi me Markus Rashford.
Përfundimisht 0-2 për United, që siguroi tre pikë fantastike kundër skuadrës së momentit. City vijon të kryesojë Premier League me 65 pikë, 11 më shumë se djemtë e Solskjaer. /abcnews.al