Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nxënësit e shkollës “Besëlidhja e Lezhës”, i bëjnë surprizën e këndshme mësueses për 7 mars

schedule15:55 - 7 Mars, 2021

schedule 15:55 - 7 Mars, 2021

Lulëzime Celami është mësuese  në shkollën “Besëlidhja” të Lezhës .Në këtë 7 mars ajo ka marrë një urim special nga nxënësit e saj. Nxënësit e klasës së katërt kishin organizuar një plan që të uronin zyshën e tyre edhe pse ishte fundjavë.

Me anë të telefonit ata janë mbledhur në sheshin e këtij qyteti dhe më pas me buqetat  me lule në duar kanë shkuar në vendin ku mësuesja ndodhej. “Zysha na ka bërë gjithmonë surpriza, tani menduam që t’i bënim ne asaj”, u shprehën nxënësit.

https://youtu.be/pC3Oyb9o5CI

Mes emocionesh të forta, mësuese Lulzimja tregon se  ka marrë  surprizën më të veçantë të karrierës së saj. “Më ikën fjalët. Nuk e prisja këtë dedikim tuajin. Shumë falemiderit”, shprehet mësuese Celami.

Në këtë  vit shkollor mësuesit janë përballur me vështirësi të shumta për shkak të pandemisë. Mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara duke u kombinuar edhe me atë online.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!