Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, është rikthyer të flasë për karrierën e tij. Në një intervistë për gazetën belge “HLN”, ai tregon se ka kaluar një “cunami” të vërtetë në Madrid. Gjithashtu, belgu ndalet dhe tek aventura e tij tek Atletico si dhe tek kombëtarja e tij.
“Në vitin 2020 fituam Superkupën e Spanjës falë një pritje timen vendimtare në llotarinë e penalltive. Më pas lexova nga analistët se Courtois e meriton më pak çmimin e lojtarit më të mirë belg të vitit se sa Lukaku sepse nuk kisha qenë gjithmonë i grumbullar me kombëtaren. Unë nuk shkova në Danimarkë sepse isha me pushime dhe mendoja se duhet të isha përgatitur më mirë”, deklaron belgu.
“Atletico? Kam kaluar tre vite fantastike atje dhe kam marrë vlerësime nga e gjithë Belgjika. Ubëra sportisti i vitit atëherë dhe ishte një ndjesi e bukur. Ndërsa sot gjithçka që bëj më duket normale, edhe pse unë kam kaluar një cunami te Real Madrid falë kritikave të shumta.
Belgjjka? Nëse kemi Hazard, De Bruyne dhe Lukakun në formën e tyre më të mirë, atëherë ne do të jemi pretendentë për të fituar Euro 2020. Mendoj se kemi po të njëjtin ekip po aq të mirë që kishim në Kupën e Botës dy vite më parë. Disa kanë dalë në pension, disa janë larguar, por të tjerë janë përmirësuar e kanë fituar më shumë përvojë”, përfundon Courtois. /abcnews.al