Ekzistojnë disa çifte që duan që marrëdhënia e tyre të ecë në shtigje të qeta.
Ata duan të qëndrojnë në shtëpi me partnerin e tyre duke parë Netflix dhe duke ngrënë pica. Por shumica e njerëzve janë në kërkim të një personi i cili do të rindezë shkëndijën e marrëdhënies dhe pasioni të jetë i përhershëm.
Nëse i përkisni shumicës, atëherë me siguri jeni një nga këto kombinime.
Binjakët – Shigjetari
Pozitivë, të etur dhe gjithmonë të disponueshëm për një aventurë të re, një Binjak dhe një Shigjetar janë çifti më i mirë që mund të imagjinoni.
Të dy janë të prirur të kenë marrëdhënie të qeta dhe i afrohen dikujt pa kushte duke zbuluar tek njeri-tjetri shumë pika të përbashkëta. Ata gjithashtu priren të jetojnë momentin dhe ky kombinim është një marrëdhënie pa stres që do t’u japë të dyve lirinë për të eksploruar.
Demi – Gaforrja
Më shumë se çdo shenjë tjetër, Demi dhe Gaforrja kërkojnë të ndihen të qetë dhe të sigurt. Kur këto dy shenja janë së bashku, janë në gjendje të plotësojnë dëshirat e njëri-tjetrit (dhe ndoshta do të kalojnë më shumë kohë së bashku në shtrat).
Për disa mund të duket si një çift i mërzitshëm, por është një kombinim ideal për një lidhje të qetë dhe tepër pasionante.
Dashi – Luani
Kur këto dy shenja zjarri bashkohen, do të ketë patjetër një shkëndijë. Megjithëse edhe Dashi, edhe Luani kanë personalitet të fortë. Ato mund të përputhen falë besimit dhe pasionit, si pikat e tyre të përbashkëta.
Në anën seksuale është kombinimi perfekt por ky pasion ekziston edhe jashtë dhomës së gjumit. Mund të duket si një çift me shumë intensitet por në fund të ditës kanë plot përkushtim, energji, pozitivitet ndaj njeri-tjetrit dhe shumë seks.
Binjakët – Peshorja
Këto dy shenja ajri janë një kombinim që shumica nuk e presin por Binjakët dhe Peshorja i duan të papriturat dhe kjo lidhje funksionon.
Ata janë shenja shoqërore dhe personalitete karizmatike, kështu që kur dalin në një takim ata menjëherë magjepsen nga njeri –tjetri. Të dy janë në kërkim të shoqërisë dhe nuk ekziston mundësia që të mërziten nga njëri-tjetri. Një marrëdhënie Binjakë dhe Peshore mund të jetë gjithçka, por kurrë e mërzitshme.
Ujori – Shigjetari
Kur bashkohen dy personalitete të patrembur dhe shumë kurioze , gjërat bëhen të vështira. Askush tjetër nuk i pëlqen eksperiencat aq shumë sa një Ujor dhe një Shigjetar, kështu që ky kombinim do të thotë seks i çmendur.
Por nuk është vetëm kontakti fizik që i lidh ata kaq shumë pas njeri-tjetrit, por fakti që ata e duan pavarësinë dhe lirinë dhe respektojnë hapësirën e njëri-tjetrit.
Kjo është arsyeja që marrëdhënia do të jetë gjithmonë interesante.
Peshqit – Akrepi
Shenjat e ujit kanë reputacionin e të qenit shumë emocionale, dhe sigurisht Peshqit dhe Akrepi përcjellin shumë emocione në marrëdhëniet e tyre.
Shumica mendojnë se marrëdhënia midis dy shenjave mund të jetë e paqëndrueshme por kur këto dy shenja bashkohen krijojnë një lidhje të fortë, ndoshta më të fortën nga të gjitha shenjat e horoskopit.
Ata janë kuriozë dhe gjithmonë duan të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin dhe diçka e tillë e bën marrëdhënien e tyre më të fortë dhe më pasionante./abcnews.al