Thaçi para takimit në Bruksel: Të lëvizim drejt progresit

schedule09:52 - 7 Shtator, 2018

schedule 09:52 - 7 Shtator, 2018

Zhvillohet sot në Bruksel raundi i radhës i dialogut të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e shefes se diplomacisë europiane Federika Moderini.

Dialogu që ka si synim normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, është një kërkesë e vazhdueshme e BE, si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë, në funksion të integrimit të këtyre dy shteteve në familjen europiane.
Të dy liderët kanë takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE për politikën e jashtme Federika Mogerini dhe me pas do të takohen të tre, ashtu si edhe në raundet e mëparshme të këtij dialogu.

President i Kosovës Hashim Thaçi dha për gazetarët në Bruksel, para fillimit të raundit të sotëm të bisedimeve me homologun serb Vuçiç:

“Definitivisht po hyjmë në një fazë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes historike të paqes deifinitive. Është ky procesi i dialogut të negociatave paqësore, besoj se do të shënojë një progres për shtetin e Kosovës edhe për Serbinë, për popujt tanë për paqen dhe stabilitetin. Jam i vetëdidjshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi të mëdha por ia vlejnë që të shënojmë progres. Gjendja e status quo-së është e paqëndrueshme, këtu konflikti ngrihet. Duhet të lëvizim drejt progresit, drejt paqes përfundimtare dhe së ardhmes të Kosovës që nënkupton më pak ndikim në psikologjinë joperëndimore në Ballkanian Perëndimor.”/abcnews.al