Buxheti i 2018-ës që ka nisur të diskutohet në Kuvend, shihet me pikëpyetje nga dy-ish ministra financash. Taksat shtesë, sipas tyre rëndojnë tek shtresat e mesme dhe të varfra të popullsisë, ndërsa lehtësitë u ofrohen vetëm pak sipërmarrjeve të pasura.
Në një buxhet që duket se kërkon të marrë më shumë se sa t’i japë ekonomisë, z Bode thekson se mungon mbështetja për sektorë më të rëndësishëm, duke i cilësuar lehtësitë në turizëm si një masë e pjesshme.
Ashtu si fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe Arben Malaj nuk i jep nota pozitive përjashtimit të taksave, apo diferencimeve.
Taksa e pronës, është një tjetër hap që sipas dy ish-drejtuesve të financave publike do të varfërojë xhepat e shtresave të mesme vitin e ardhshëm.
Taksa e pronës, rrezikon të rëndojë më shumë tek familjet me teë ardhura të ulëta, përfshirë pensionistët. Ekspertë të Financave ktheksojnë se çdo buxhet vjetor duhet të ketë në vëmendje shtresat nënevojë.
Vitin e ardhshëm, qeverisë shqiptare i kërkohet të jetë më transparente në projektet e partneritetit publiK-privat dhe të menaxhojë më mirë shpenzimet publike.
https://youtu.be/XoczUTsCgN8