Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duel europian në NBA/ Përballje mes dy gjigandëve, atij të Serbisë dhe të Turqisë

schedule15:26 - 21 Nëntor, 2026

schedule 15:26 - 21 Nëntor, 2026

Kontinenti I vjetër është nisur në një mision.

Yjet nga Europa gjithnjë e më shumë po synojnë ta pushtojnë “Botën e Re”, apo “Tokën e Premtuar”, dhe derbi I Teksasit në basketbollin amerikan e tregoi edhe më qartë këtë.

Nikola Jokiç I Serbisë dhe Alperen Shengyn I Turqisë bënë një duel tërësisht europian në NBA, I cili u kthye në një spektakël të madh.



Denver Nagets arritën një fitore të vështirë, por gjithsesi të merituar në fushën e tyre ndaj Hjuston Rokitsëve, me shifrat 133-124, që ishte një ndeshje edhe e kampionatit, por edhe e Kupës së NBA-së.

Dy më të mirët në parket ishin pikërisht Jokiç dhe Alperen.

Kapiteni I Denverit pati 26 pikë, 11 asiste dhe 7 topa në tabela, ndonëse “tripëll dabëllin” nuk po e arrin dot këto ditë, edhe pse po I afrohet.

Ai u ndihmua nga Braun dhe Xhonson, secili me nga 19 pikë, dhe ish-kampionët arritën fitoren e gjashtë në 8 ndeshje.

Aron Gordon shënoi 18 pikë të tjera për Nagetsat, ndërsa Xhamal Marrej kontribuoi me 14 pikë dhe 7 asistë.

Alperen Shengyn udhëhoqi Hjustonin me 28 pikë, 11 topa në tabela dhe 10 asiste, duke arritur tripëll dabëllin e dytë të sezonit.

Kjo ishte përballja e dytë mes dy ekipeve në 11 ditë, ndërsa herën e kaluar ishte Alperen që fitoi ndaj Jokiçit me shifrat 110-100.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!