TIRANË- Ndryshojnë elementët e sigurisë në pullat fiskale që përdoren për produktet ushqimore.
Ministri i Financave Petrit Malaj tha se në këto pulla do të vendoset edhe teknologji për gjurmimin e tyre, duke u dhënë mundësi autoriteteve të ndjekin procesin nga prodhuesi deri te konsumatori.
Sipas ministrit, risi është edhe vendosja e barkodit në këto pulla fiskale të cilat nëpërmjet skanimit konsumatorët do të mund të marrin informacion mbi produktin e akcizës./abcnews.al


