“Xhubleta” dhe “kërcimi i Tropojës” gati për UNESCO, zvarritet “Eposi i Kreshnikëve”

schedule21:20 - 5 Mars, 2021

schedule 21:20 - 5 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

Ekspertja e Trashëgimisë Materiale njëkohësisht  zv. Ministre e Kulturës, Meri Kumbe thotë zyrtarisht se “Kërcimi i Tropojës”  dhe” Xhubleta”  janë gati për në UNESCO.

Kërcimi do të propozohet si dukuri e gjallë e xhubleta si dukuri në rrezik zhdukje.

“Kemi vendosur që sivjet të çohen përpara dy dukuri, “Vallja e Tropojës dhe Xhubleta. Këto janë dy dosje e para që po bëhen gati”, thotë ajo.

Ndërkohë që vazhdon odiseja e Eposit të Kreshnikëve, zv. Ministrja thotë se ende nuk është marrë vendimi nëse do të propozohet me apo pa Kosovën.

“Kjo është një ndër dukuritë më të bujshme dhe padyshim ka një vend shumë të rëndësishëm në kulturën shqiptare. Është një dukuri që nuk parashikohet të shkojë sivjet. Këto janë vendime që do t’i përkasin mbledhjes së radhës të Këshillit”, shprehet ajo.

Megjithëse edhe dy dosjet nuk janë dorëzuar ende nga grupi i ekspertëve në ministri, por Kumbe garanton se do të dorëzohen brenda afatit, për në UNESCOS  në mes të marsit.

Por çfarë përfiton komuniteti me anëtarësimin në UNESCO?

“Kandidimi nuk është thjesht për të ngritur një flamur, por është pjesë e një plani të madh strategjik për zhvillimin e qëndrueshme të këtyre zonave”, thotë ajo.

Përgatitja e dosjeve për në UNESCO është zhvilluar ngushtësisht me komunitet lokale e dhe ekspertizë  të specialistëve vendas dhe ndërkombëtar të akredituar nga vetë UNESCO.

/abcnews.al/