Nga Leontina Nika
8 muaj pas ndarjes nga jeta nga Covid-19, në moshën 53 vjeçare vjen nderimi për skulptorin Arben Bajo.
Presidenti e nderon me titullin “Mjeshtër i Madh”. Ky vlerësim i jepet për cilësinë artistike.
Miku i tij i ngushë Ermir Hoxha, thotë se ky nderim është më se i merituar.
“Për pak bëhet 7 muaj që jemi pa Benin. Për ne miqtë ende është e pabesueshme. Ky çmim që dha Presidenti i Republikës është një vlerësim”, tha ai.
Ndërkohë që miqtë artiste propozojnë që studio e Arben Bajos të kthehet në muze
“Arben Bajo si skulptor e meriton një muze. Kjo mund të jetë një nismë familjare apo e miqve, por duhet të gjejë një mbështetje shtetërore”, tha ai.
Ekspozita e mbetur pezull për shkak të ndarjes së tij nga jeta do të realizohet pas pandemisë, në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Arben Bajo, ishte një prej skulptorëve që iu dedikua gjatë në krijimtarinë e tij figurës njerëzore. Veprat e tij shquhen për vlera të veçanta artistike. Ai ka realizuar edhe skulpturën e këngëtares së shquar, Vaçe Zela.
/abcnews.al/

