Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U ekstradua nga Britania, GJKKO lë në burg 31 vjeçarin Xhuliano Hoxha

schedule11:32 - 17 Gusht, 2026

schedule 11:32 - 17 Gusht, 2026

Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masës së sigurisë arrest ne burg caktuar në mungesë ndaj 31 vjeçarit të ekstraduar ditën e djeshme nga Britania Xhuliano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Dronovicë të Beratit, teksa operacioni u krye që në nëntor të 2022.

Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe Prokurores Elida Kaçkini, Hoxha nuk ka paraqitur asnjë pretendim në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi.

Hoxha u prangos në Angli në tetor të vitit të shkuar, ndërsa prillin e kaluar GJKKO i kishte caktuar edhe masën e arrestit me burg.



Gjatë operacionit, u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra që ishin punësuar për të pastruar lëndën hashashim. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. 11 persona u vunë në pranga, ndërsa nën hetim u vunë edhe 57 efektivë të policisë së Beratit, mes tyre edhe drejtues të lartë. 7 punonjës u përjashtuan përjetësisht nga radhët e bluve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!