“Vetëm një gjuajtje në portë”, Solskjaer: Problem, jemi të shqetësuar

schedule12:59 - 4 Mars, 2021

schedule 12:59 - 4 Mars, 2021

Manchester United e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e mbrëmjes së kaluar jashtë shtëpie kundër Crystal Palace. Barazimi i tretë radhazi pa gola për “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë humbur diçka në aspektin sulmues.

Një gjë të tillë e pranon edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili shfaqet i shqetësuar dhe pret reagimin e sulmuesve të tij. “E goditëm vetëm njëherë portën e Crystal dhe kjo gjë na shqetëson.

Në ndeshjet e fundit po bëjmë shumë pak në sulm, po luajmë çdo tre ditë dhe është normale të mos jemi brilantë. Gjithsesi, e kemi kualitetin për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer te shënimi i shumë golave, siç kemi bërë më parë.

Rashford? Nuk dua të ndalem te performanca e një lojtari. Ndaj Crystal Palace vuajtëm të gjithë në metrat e fundit, sigurisht që nuk mund të jemi aspak të lumtur. Nuk kemi pësuar, e vërtetë, por jemi në një moment kyç të sezonit.

Jam i kënaqur me impenjimin e djemve, por duhet të kthehemi të luajmë një futboll cilësor dhe të shfaqemi më të rrezikshëm përpara portës kundërshtare“, theksoi Solskjaer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!