Përse femrat nuk janë më të përfshira në politikë? Ishte kjo pyetja që Ermali i bëri të ftuarave gjatë bisedës në programin ‘Abc e Pasdites’. Juristja Enida Bozheku tha se vajzat e shoqërisë civile apo intelektualët nuk i lë klasa aktuale politike duke i cilësuar si “ti nuk di”, “nuk bën” dhe ndonjëherë duke u ngacmuar edhe seksualisht.
“Ti mbylle gojën, ti s’di, ti s’kupton, ti s’merr vesh! Këtu fillon denigrimi dhe poshtërimi. Fillon ngacmimi seksual se ne jemi femra e dimë mirë”, tha Bozheku.
Sociologia Marsi Simo tregoi se grate paragjykohen në përfshirjen e tyre në politikë.
“Gratë që janë sot në politikë, vetë komuniteti ynë I grave, thonë që kush e di kë ka pasur si pushtet ose si person që i ka shtyrë deri aty. Ose kush e di çfarë favoresh seksuale ka dhënë një grua”.
Në këtë moment ndërhyn Besniku i cili krijon një situatë humori duke thënë se edhe femrat ngacmojnë meshkujt.
“Kjo është bilaterale. Mund të ndodhi që edhe femra të ngacmoj mashkullin”, tha Jakaj.
Por cfarë do të bënte Enida nësë partneri do ti thotë “do votosh partinë time”.
“Qyqa ku ka burrë të më thotë mua. Mua burri mund të më thotë eja ulemi e diskutojmë dhe I shqyrtojmë kandidatët. Ma gjej një të tillë se e marrë për burrë”, përfundoi Bozheku./abcnews.al