Frikë infektimi nga takimet elektorale? Pampuri dhe Zhupa në ‘Abc e pasdites’ tregojnë ndjesitë!

schedule18:09 - 2 Mars, 2021

schedule 18:09 - 2 Mars, 2021

Vetmia është një fenomen gjithmonë e në rritje kryesisht tek brezat e rinj dhe femrat. Me pandeminë niveli i saj është rritur duke sjellë edhe vetvrasje. Për këtë arsye Japonia ka miratuar një Ministër Vetmie për t’u ardhur në ndihmë personave që janë në këtë situatë.  Edhe vendi ynë duket se nuk mbetet pas sa i takon këtyre fenomeve. Orjola Pampuri dhe Ina Zhupa këtë të martë ishin të ftuara në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku ndanë qëndrimet e tyre në lidhje me pandeminë dhe vetminë.

Ermali e pyet për takimet elektorale dhe frikën e infektimit prej tyre. Ato thanë se janë shumë të frikësuara nga Covid 19 pasi ende nuk e kanë kaluar.

“Unë nuk e kam kaluar ende Covid-in. Kam dhe kam patur frikë dhe të jem e sinqertë marr masa që të ruhem. Duke menduar fëmijët, bashkëshortin, prindërit… asnjëri prej nesh nuk e ka kaluar covid-in”, tha Pampuri.

“E kam më frikë se duhet të takoj çdo ditë prindërit e mi, të dy që janë të sëmurë”, shtoi Ina Zhupa.

Ermali i pyet nëse është e nevojshme një Ministri Vetmie në vendin tonë.

“Më shumë se sa një ministri vetmie, vendi ynë ka nevojë për ndërgjegjësim. Edhe politika lidhje me ndërgjegjësimin. Vërtet nuk mund të lihet pasdore një takim, një bisedë me një grup të caktuar njerëzish, por ndërgjegjësimi është ai që është i rëndësishëm”, tha Orjola Pampuri. 

Si Pampuri edhe Zhupa shtuan se gjatë pandemisë dalja e tanqeve ishte e ekzagjeruar pasi qeveria duhet të kishte marrë si masë për të pasur më shumë ndihmë psikologjike për njerëzit se sa situatë terrori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!